Vlorë, përplasen dy automjete; plagoset 26-vjeçarja

13.12.2016 19:18:31

Rreth orës 17:50, në hyrje të Vlorës, ka ndodhur një aksident rrugor midis dy automjetesh.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në hyrje të qytetit të Vlorës pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit”, automjeti tip “Nisan” autoveturë, me targë AA 879 J X, me drejtues shtetasen J.L., 26 vjeçe, banuese në Vlorë, është përplasur me një mjet tjetër “Nisan” karroceri, me targë AA 294 MZ, me drejtues shtetasin Xh.Sh., rreth 45 vjeç, banues në Vlorë.

Për pasojë është dëmtuar rëndë shtytësja J.L., e cila  ndodhet në Spitalin e Vlorës. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetin tjetër të përfshirë në këtë përplasje, shtetasin Xh.Sh., me qëllim sqarimin e rrethanave të aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.