Vlorë, policia asgjëson 7700 rrënjë kanabis sativa

06.09.2016 10:04:09

Policia e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit ka bërë asgjësimin e 60 parcelave me rreth 7.700 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol, Dukat, Kotë, Cerkovinë, Skrofotinë, Palasë, Treblovë dhe Pllakë, të kultivuara përgjatë luginave dhe përrenjve të thellë nëpër pyjet e këtyre fshatrave, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë toka pa pronarë.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegës me zjarr. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.