Vlorë, vriten në atentat drejtori i OSHEE-së dhe një biznesmen

25.05.2017 07:06:05

Qyteti i Vlorë është tronditur nga një atentat mbrëmjen e kaluar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:40 në një lokal sheshin e Flamurit ku persona ende të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri drejtorin e OSHEE te qytetit te Vlorës, Roland Saliu.

Nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë dhe pronari i hotel Vlorës, Erven Hyseni, i cili po ashtu humbi jetën me vonë si pasojë e plagëve të rënda. Ky i fundit dyshohet të ketë qenë dhe objektiv i atentatit.

Viktima Roland Saliu

Forca te shumta kane mberritur ne vendngjarje dhe kane nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te krimit i cili ndodhi ne nje zone shume te populluar te qytetit bregdetar.

Nga burimet mësohet se Saliu dhe Hyseni ndodheshin të ulur në një lokal, kur papritur janë përshkuar nga breshëria e plumbave, rreth orës 19:40.

Nga gëzhojat e mbledhura në vendin e ngjarjes hetuesit kanë arritur në përfundimin se autorët kanë hapur zjarr me një armë automatike.

Ndërkohë, përveç agjentëve që po ekzaminojnë vendin e krimit për të mbledhur prova, të tjerë kanë ngritur posttblloqe në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.

Nga kontrollet e kryera është gjetur një mjet i braktisur në rrugën e vjetër të Panajasë, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.