Vota edhe për Naim Bazajn e Rrahim Elshanin

04.12.2016 20:46:22

Raportimet e monitoruesve të kallxo.com tregojnë se edhe njëri nga kandidatët e pavarur që u tërhoq nga gara, ka marrë vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës në Drenas.

Sipas monitoruesve, Naim Bazaj ka marrë nga një votë në një qendër të votimit në Drenas dhe në qendrën e votimit në fshatin Arllat.

Ndërkohë kandidati tjetër i tërhequr Rrahim Elshani mori një votë në Gllanasellë.

Bazaj dhe Elshani ishin tërhequr nga gara pasi janë certifikuar nga KQZ dhe janë vënë në mbështetje të kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci