Vota në OKB, Ruçi mbledh Konferencën e Kryetarëve

30.01.2018 15:14:55

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka mbledhur Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar kërkesën e opozitës për mocion me debat në lidhje me votën e Shqipërisë në OKB për statusin e Jeruzalemit.

Opozita kërkon që Kuvendit të distancohet menjëherë nga qëndrime të tilla të papranueshme dhe të kërkojë nga qeveria marrjen e hapave të nevojshëm për rregullimin e kësaj situate.

Më tej shprehet shqetësim për mos konsultimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, me pushtetin ligjvënës, lidhur me çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me politikën e jashtme.