“Votat për partitë e vogla do të digjen, nëse nuk marrin mandat”

08.12.2016 17:48:45

Votat që qytetarët do t’ua japin partive më të vogla, përderisa nuk marrin mandat, edhe pse nuk shkojnë direkt tek partitë fituese, ata do të digjen, thonë ekspertët e zgjedhjeve.

Kjo del nga formula “downtown”, sipas së cilës llogariten mandatet e fituara në gjashtë njësitë zgjedhore, me çka jep efekt të një sistemi të shumicës, edhe pse sistemi është proporcional.

“Sa i përket formulës “downtown”, duhet të dihet se numri mesatar për të marrur mandat në zgjedhjet e vitit 2011, ka qenë 7880 vota, ndërsa në vitin 2014 7721 vota”, theksoi Zllatko Dimitrovski, eskpert i zgjedhjeve.