Vrasësi i drejtorit të Arsimit në Prishtinë dënohet me 27 vjet burgim

27.03.2017 12:16:34

Gani Sahiti akuzohet për vrasjen e ish-drejtorit të Arsimit të Komunës së Prishtinës Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin ndaj Gani Sahitit, i dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e ish-drejtorit të Arsimit të Komunës së Prishtinës.

ish drejtori Remzi Sahiti

Në rigjykim, në tetor të vitit të kaluar, Sahiti ishte dënuar me 27 vjet burgim, një dënim më i butë ky nga gjykimi i parë kur ishte dënuar me 35 vjet heqje lirie.

Sahiti akuzohet se më 3 tetor 2011 në vendin e punës në mënyrë dinake dhe të paskrupullt privoi nga jeta Remzi Salihun, atëkohë drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës.