Vrasja e oficerit të RENEA-s në Lazarat, arrestohet në SHBA një prej të dyshuarve

23.12.2017 20:17:15

Një prej autorëve të vrasjes së oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ngjarje e ndodhur  në qershor 2015 në Lazarat, është arrestuar në SHBA.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe me Organizatën Ligjzbatuese FBI, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në datë 20.12.2017 në SHBA, shtetasin në kërkim ndërkombetar : · Ruhan Hiraj, 20 vjeç,  lindur në Gjirokastër.

Ndaj 20 vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda  Tiranë, me vendimin nr. 495, datë 24.11.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”  për  veprën penale të “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim,  “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë” , “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “ Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”.