Vrasje në Pejë, një i vdekur dhe një i plagosur

24.02.2017 13:32:10

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Pejë.

Para disa minutave ka ndodhur një vrasje në Pejë. Lajmi.net mëson që ngjarja ka ndodhur në aftësi të Stacionit të trenit, vendi i njohur si ‘të rampa’.

Xhevat Ibraj nga policia rajonale në Pejë e ka konfirmuar Lajmi.net se dy persona janë plagosur me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Ibraj ka bërë të ditur shumë shpejtë Policia do të jap detaje rreth këtij rasti.