Vrau motrat në Tiranë, del fotoja e parë e autorit pas arrestimit

31.12.2020 14:05:12

Policia ka arrestuar Përparim Ademin, autorin e vrasjes së dy motrave në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë.

Raportohet se Ademi është prangosur nga uniformat blu në tentativë për të dalë nga Tirana. Ndërkohë, “Gazeta Shqip” ka siguruar edhe foton e parë të autorit në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

“Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë. Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi.  Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njoftoi policia e Tiranës.