Vrau tre civilë, policia ruse neutralizon sulmuesin në Moskë – i gjejnë...

Vrau tre civilë, policia ruse neutralizon sulmuesin në Moskë – i gjejnë në çantë granatë

19.12.2019 19:59:01

Tre persona janë vrarë në qendër të Moskës, kur një burrë hapi zjarr në afërsi të selisë së Shërbimit Sekret rus FSB.

Të shtënat ndodhën në parkingun e rrugës Vorovski jo larg ndërtesës së FSB-së, kurse një pjesëtar i këtij shërbimi është vrarë e pesë tjerë janë dërguar në spital për tretman

Portali Life raporton se burri që ka shtënë me armë është vrarë dhe se pritet që të konfirmohet identiteti i tij.

Në vend të ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë, kurse ekipet e deminimit kanë gjetur granatë dhe një çantë me mjete tjera të dyshimta.

Sipas dëshmitarëve okularë, kalimtarët e rastit po vraponin në të katër anët kur dëgjuan të shtënat.

“Të gjithë filluan të vrapojnë nëpër ndërtesa, duke shpresuar se nuk do t’i godet ndonjë plumb”, ka deklaruar një dëshmitar për mediat lokale.