Vrau vajzën më pas veten, ja çfarë thonë familjarët për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në Prizren

16.12.2020 23:08:45

Familja Mazreku nga Prizreni të mërkurën ka hapur të pame, kjo pasi mbrëmjen e së martës në shtëpinë e tyre ka ndodhur një krim i rënd.

Dyshohet se në shtëpinë e tij zyrtari policor S.M. vrau aksidentalisht vajzën e tij 21 vjeçare L.M e më pas qëlloi edhe vetën për vdekjen.

Familjarët  e të ndjerëve nuk deshën të flasin para kamerës por i thanë televizionit se zyrtari policor aksidentalisht qëlloi të bijën e tij pasi që ky i fundit ishte duke e pastruar armën para se  të shkonte në punë.