Vriten dy policë në Kaliforni

09.10.2016 11:07:41

Dy pjesëtarë të policisë u vranë dhe një tjetër u plagos të shtunën, pasi ata iu përgjigjën thirrjes së një familjeje për shqetësim në Palm Springs të Kalifornisë, njoftojnë mediat.

Të paktën një i dyshuar ende është në kërkim të vazhdueshëm nga policia pas të shtënave vdekjeprurëse rreth orës 00:30 sipas kohës lokale, deklaroi para gazetarëve shefi i policisë, Bryan Reyes.

“U zgjova nga një ëndërr e frikshme tani”, tha Reyes.