Vuçiç: “Kjo për të cilën kemi nevojë është stabiliteti politik në regjion”

17.09.2016 09:21:09

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç vuri në dukje se nuk shqetësohet për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Ai bëri thirrje për krijimin e një blloku tregtar regjional si mënyrë në të cilën të përballohet e kaluara e dhimbshme.

Në një intervistë për agjencinë AFP Vuçiç ka deklaruar se “kjo për të cilën kemi nevojë është stabiliteti politik në regjion”. Kryeministri i Serbisë, i cili e kryesoi qeverinë gjatë 2014-ës dhe premtoi që Serbia do të bëhet anëtar i BE-së nën udhëheqjen e tij, vuri në dukje se bashkëpunimi fqinjësor nuk është i lehtë pas “jo vetëm dekadash, por shekujsh të urrejtes dhe luftërave”.