Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dhënë afat përfaqësuesve të serbëve në Kosovë që deri më 31 dhjetor të tërheqin vendimet e dëmshme nëse do dëshirojnë që të marrin pjesë në atë që quhet politikë e përbashkët e serbëve dhe të shtetit të Serbisë në Kosovë.
Gjuriq iu tha gazetarëve se kryeministri i ka porositur serbët e Kosovës se vendimet e tyre duhet të jenë unike.
Drejtoi i zyrës serbe ka thënë po ashtu pas takimit me Vuçiq dhe deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës se Mirjana Jevtiq, ministre e administrimit të pushtetit lokal , e cila është vendosur në këtë post në vend të Ljubomir Mariqit, duhet të tërhiqet.
“Të gjitha vendimet e serbëve në Kosovë dhe Metohi duhet të merren në një mënyrë unike, me anë të bisedimeve, jo grindjeve, por me konsensus”, theksoi ai.