Vuçiq ka bërë kërkesë që të vijë të mërkurën në Kosovë

27.03.2017 15:06:08

Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’a vizitojë për disa orë Leposaviqin, gjatë kohës sa në Serbi po zhvillohet fushata për zgjedhjet presidenciale, kandidat në të cilat është edhe vetë ai.

Vizitën në Leposaviq, kandidati për President të Serbisë, Aleksandar Vucic e ka paralajmëruar për të mërkurën – 29 mars, derisa enden nuk ka marre përgjigje nga institucionet kosovare.

Gazeta Express merr vesh, nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, se Prishtina zyrtare ende nuk ka marrë vendim nëse Vucicit do t’i mundësohet hyrja brenda territorit të Kosovës, përkundër se vizita është paraparë të ndodhë pas dy ditësh.

Institucionet kosovare kërkesën e Vucicit e kanë marrë javën e kaluar, derisa në disa nga rastet e fundit Qeveria e Kosovës ka refuzuar vizitat të zyrtarëve të Qeverisë serbe, duke mos ua ndalur atyre hyrja në territorin e Kosovës.