Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Beograd, se vetëm Serbia në negociatat me Bashkimin Evropian, e ka edhe kapitullin 35, i cili ka të bëjë me Kosovën, dhe se kjo nuk guxon të harrohet dhe për këtë arsye mendon se Serbisë i duhet dialogu i brendshëm për Kosovën.
“Serbia është në rrugën evropiane, sepse dëshirojmë t’i takojmë kësaj shoqërie”, tha Vuçiq dhe ka shtuar se “e dimë se kemi vështirësi, të cilat vendet e tjera nuk i kanë pasur, askujt nuk i bëhen pyetje të tilla sikur neve për Kosovën dhe këtë e kemi ditur, kjo nuk është risi”.
Mëtutje, Vuçiq tha se “këtë nuk guxojmë ta harrojmë”, raporton agjencia Beta nga Beogradi.