Vuçiq me dhuratë për Putinin, një qen Sharri nga Kosova

16.01.2019 16:01:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë gati një dhuratë nga Kosova për presidentin rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i bëjë dhuratë presidentit rus, Vladimir Putin një qen Sharri nga Kosova.

Potali serb “Blic” shkruan se bëhet fjalë për një qen tremuajsh nga malet e Sharrit.

“Ky qen ka një prejardhje të shtatë gjeneratave më parë. Bëhet fjalë për një racë mjaft të veçantë, ndërsa dihet se presidenti Putin i pëlqen racat e tilla”, ka thënë një burim nga Presidenca serbe për “Blic”.

Kjo do të jetë hera e parë që Vuçiq bën një dhuratë të tillë.