Vuçiq: Në Uashington, ne nuk e pranuam njohjen e ndërsjellë me Kosovën

09.09.2020 14:35:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë sot se në takimin në Uashington, Serbia nuk pranoi njohjen e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës.

“Por ajo që ishte kurdisur atje, në fakt, ata dëshironin që ne të themi se për ne është në rregull që Izraeli të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne këtu nuk deshëm të përzihemi. Thamë Izraeli është shtet sovran, ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë, ndërsa nga ana jonë Izraelit i dërguam një mesazh fare të qartë”, ka thënë Vuçiq.

Ai deklaroi se Izraeli është një shtet sovran, sipas tij ka të drejtë të bëjë atë që dëshiron.

“Unë mendoj se kemi bërë një marrëveshje shumë të mirë, me faktin se kur e bëni atë me amerikanët, të paktën e dini se do të ketë një ndikim për t’i vënë ato gjëra në praktikë. Unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe ne duhet të pozicionohemi në atë mënyrë”, tha Vuçiq në një intervistë për “Dnevni Avaz”, transmeton lajmi.net

Vuçiq nder të tjera ka folur edhe për ‘Mini-Schengenin’

“Pas një kohe të gjatë, Prishtina pranoi të marrë pjesë në atë që ne e quajmë ‘Mini-Schengen’, që është një gjë e jashtëzakonshme edhe për Shqipërinë, edhe për Serbinë, por edhe për boshnjakët”.