Vuçiq: Nuk jemi më të dobët se shqiptarët, por më të dobët se Amerika

24.04.2018 15:29:22

Nëse platforma e prezantuar nga Qeveria e Kosovës është zgjidhja që ofron Prishtina si zgjidhje për normalizim, atëherë nuk e di për çka dëshirojnë të bisedojnë, ka deklaruar sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton “Zëri.info”.

“ Ajo platformë prezanton porosinë e tyre. Ne i kemi të gjitha, gjithçka është në duart tona, nëse Serbia dëshiron ta pranoj pavarësinë kjo është në rregull, nëse jo është fajtore për të gjitha”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka shtuar se zyrtarë të BE-së e kuptojnë pozicionin e Serbisë, me ç’rast ka përmendur takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin, e cila, siç thotë ai, është në anën e tyre, por fuqitë nuk janë në anën e Serbisë, raporton “Zëri.info”.

“Qytetarët në Serbi duhet ta kuptojnë se ne jemi më të dobët, jo në krahasim me shqiptarët, por në raport me Amerikën dhe të gjitha shtetet që e përkrahin pavarësinë e Kosovë. Nuk negociojmë me Thaçin, por me padronët e tij”, ka pohuar Vuçiq.