Vuçiq për protestën në Drenicë: Gjërat zgjidhen me fjalë, jo me armë

09.09.2018 09:01:02

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, siç duket është informuar për protestën që po zhvillohet kundër vizitës së tij në fshatin Banjë të Skënderajt.
“Gjërat duhet të zgjidhen me fjalë, jo me armë”, ishte komenti i Vuçiqit me këtë rast, shkruan lajmi.net.

Madje sipas tij, ai do të jetë edhe më i përkushtuar që të sigurojë paqe mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Kujtojmë se Vuçiq është në ditën e tij të dytë të vizitës në Kosovë.

Ai me fillim prej orës 09:15 ka planifikuar ta vizitojë fshatin Banjë të Skënderajt, mirëpo një vizitë e tillë nuk dihet nëse do të ndodhë për shkak se banorët dhe veteranët e UÇK-së nga ajo zonë kanë bllokuar rrugët që dërgojnë në atë fshat.