Vuçiq provokon Mustafën pas vizitës në Trepçë: Kur do ta vizitosh pjesën veriore?!

24.10.2016 21:00:54

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar vizitën e sotme të kryeministrit kosovar, Isa Mustafa në kombinatin Trepça në Stantërg.

“Cilën minierë e paska vizituar?”, ka pyetur ai, transmeton lajmi.net.

Më pas ka vazhduar.

“E ka vizuar pjesën jugore të Trepçës, e cila është nën kontrollin e Prishtinës që nga viti 1999. Kur do ta vizitojë pjesën veriore të Trepçës? Nuk e dinë e as… Dëshirojnë të tërheqin vëmendje çdo ditë edhe ai edhe Edita Tahiri”, ka thënë Vuçiq. /Lajmi.net/