Vuçiq takohet sot me presidentin rus

18.12.2017 14:02:18

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është nisur sot për një vizitë treditore në Rusi.

Në këtë vizitë zyrtare, Vuçiq pritet të takohet me presidentin e Rusisë , Vladimir Putin, dhe sipas deklaratave të presidentit serb nga kjo vizitë ai pret të vijë me lajme të mira për shtetin serb, transmeton lajmi.net

Agjenda e bisedimeve nuk është bërë ende zyrtare mirëpo çështje diskutimi pritet të jetë forcimi i marrëdhënieve në sferën ushtarake të të dy vendeve.

Temë tjetër diskutimi pritet të jetë ekonomia, si dhe involvimi i Serbisë në furnizimet me gaz.

Vuçiq ka përsëritur për të disatën herë që ai dhe shteti i tij janë të interesuar për avansimin e marrëdhënieve të Serbisë me BE , mirëpo edhe me shtetin Rus, dhe sipas tij marrëdhëniet me Rusinë janë prioritet jo vetëm për të kaluarën por edhe për të ardhmen e Serbisë.

Nga ky takim bëhet e ditur se do të nënshkruhen një sër marrëveshjes nga sfera ekonomike , si dhe investimeve reciproke për vitin e ardhshëm 2018.

Ende nuk dihet nëse në këtë vizitë do të diskutohet për Kosovën, dhe marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve.