Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për media të dhënë gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se të dielën më 22 qershor do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel.
Vuçiq, ka thënë se kjo është faza e vazhdimit të dialogut.
Presidenti serb Vuçiq konfirmoi të martën se kishte marrë një ftesë për vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe se do të takohej me Hashim Thaçin të dielën.
“Unë kam marrë një ftesë zyrtare. Një delegacion i Serbisë do të udhëtojë për në Bruksel ditën e premte, mirëpo takimi me Hashim Thaçin do të jetë të dielën”, deklaroi para gazetarëve, Vuçiq.
Kujojmë se kjo pritet që të jetë faza përfundimtare e dialogut mes dy shteteve, e që do të jetë me kompromise ‘të vështira’ për të dy vendet.





































