Vuçiq: Vendimin për hyrje në qeveri e marrin vetëm serbët e Kosovës

09.09.2017 13:49:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Qeverinë e Kosovës mund ta marrin vetëm serbët, të cilët ruajnë ekzistencën e popullit të tyre në Kosovë.

Ai në bisedë me gazetarët ka hedhur poshtë kritikat “patriotike” të politikanëve nga Beogradi, të cilët thonë se nuk kanë vizituar asnjë fshat në Kosovë në llogari të Listës Serbe.

Kreu i shtetit serb tha se Beogradi zyrtar nuk ndryshon qëndrimin ndaj Ramush Haradinajt.