Vulin e quan Haradinajn “terrorist”, thotë se paraqet kërcënim për serbët dhe Serbinë

05.04.2018 23:00:59

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur këtë të fundit “terrorist”.

Vulin duke cituar fjalët e Haradinajt, që thotë se “nëse BE-së s’ka kapacitete për të ndihmuar, duhet të tregojë”, thekson se paraqet kërcënim për paqen dhe dialogun në Bruksel dhe mbi të gjitha, sipas tij për serbët në Kosovë.

Ai ka thënë se Haradinaj rrezikon paqen jo vetëm brenda, siç pohon “zonës tonë”.

“Terroristi do të përsëriste krimin për të cilin nuk është dënuar”, ka thënë Vulin për Haradinajn, shkruan TV Most

“Haradinaj e ka nisur dëbimin e serbëve, por nuk do ta përfundojë këtë. Edhe BE do të thotë më në fund se kërcënimet e paqes vijnë nga Prishtina”, ka thënë Vulin.