Vulin kërkon reagim ndërkombëtar ndaj deklaratave të Daut Haradinajt

08.04.2017 12:42:54

Ministri serb për Punë dhe Çështje Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë ndaj deklaratës së Daut Haradinajt, nëse vjen deri te ekstradimi i Ramushit në Serbi mund të shpërthejë lufta.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, Vulin ka thënë se Daut Haradinaj e ka thënë atë që e mendon shumica në kreun politik të Kosovës.

Ai ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar të reagojë shpejt dhe të mos lejojë të kalojnë ditët pas deklaratave të tilla dhe kur seriozisht rrezikohet siguria e serbëve në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Serbët nuk mund të mbesin peng e politikës së askujt, as të vëllezërve Haradinaj. Shteti (Serbia) me kujdes po përcjell çka po bëhet dhe çka po flitet në Kosovë, prandaj ua tërheqim vërejtjen të gjithëve që të kenë kujdes se serbët në Kosovë nuk janë vetëm dhe të pambrojtur dhe nuk do të jenë të nënçmuar as peng e politikës së askujt”, ka thënë Vulin.