Vulin: Rivitalizimi i urës së Ibrit, nuk rrezikon sigurinë e serbëve në Kosovë

14.08.2016 18:07:48

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin, ka thënë sot se siguria e serbëve në veri të Kosovës është e garantuar edhe pas rivitalizimit të urës mbi lumin Ibër e cila sipas tij ndihmon për të pasur një komunikim sa më të mirë në mes popullatës së veriut dhe jugut.

“Siguria e serbëve në veri të Kosovës, është absolutisht e garantuar, siç është edhe rritja e sigurisë së serbëve në përgjithësi”, ka thënë Vulin, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

“Unë nuk kam të njohura detajet e rivitalizimit të urës, por unë jam i sigurt se do të ketë pajisje të mjaftueshme të mbrojtjes adekuate fizike nga të dy anët e urës”, ka shtuar Vulin.

Ai ka përkujtuar gjithashtu se deri më tani ishte e pamundur për të kaluar mbi urë .

“Ka shumë ura të cilat kanë të bëjnë me komunikimin ndërmjet Mitrovicës së veriut dhe jugut. Çdo ditë në ringjallje të mënyrave të kontrollimit sa më të mirë të komunikimit”, ka përfunduar Vulin./Indeksonline/