VV assesi të pajtohet me bashkimin Veseli-Kurti, e vazhdon turrjen me Dardan Sejdiun

24.05.2017 17:10:11

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka folur në një konferencë për media për, siç e quajti ai, tërheqjen e Ramush Haradinajt nga ballafaqimi televiziv me kandidatët tjerë për kryeministër.

Sejdiu ka thënë, së PDK se bashku me Kadri Veselin po mundohen ta fshehin superioritetin dhe ta ngushtojnë hapësirën e Vetëvendosjes.

“Një vendim i KPM-së që ju drejtuar mediave, jo politikaneve, u përdor nga Haradinaj konkretisht nga Veseli për të mos marr pjesë në një debat televiziv”, u shpreh ai.

Ai ka thënë, se Haradinaj dhe Veseli u frikësuan të ballafaqohen më Albin Kurtin dhe superioritetin e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton lajmi.net.

“PDK nuk duhet të fshihet pas Haradinajt për humbjen që do ta pësoj në zgjedhjet e 11 qershorit dhe nuk duhet ikur nga ballafaqimi”, tha Sejdiu.

Qytetarët e Republikës së Kosovës, tha Sejdiu, kanë të drejtë të dinë se cilat janë programet që kandidatët për kryeministër kanë për vendin.