VV dhe LDK kërkojnë që Qeveria Haradinaj të votohet menjëherë

09.09.2017 17:13:52
Glauk Konjufca nga grupi parlamentar i VV-së, ka kërkuar mocion që qeveria Haradinaj të votohet në këto çaste.
Ai ka thënë se qeveria duhet të votohet tash, dhe të shihet se a i kanë votat.

“Meqenë se i mësuam edhe emrat propozoj që pasi e kërkoi votën që ta mbështet qeverinë e tij, ne pajtohemi me të le të del qeveria në votë tash dhe këtu. Mocioni të votohet në këtë moment”, ka thënë Konjufca

Kjo është përkrahur edhe nga Avdullah Hoti i LDK-së.

Kjo kërkesë erdhi pas Lista Serbe nuk gjendet në Kuvend.