VV i del në mbrojtje Vjosa Osmanit, nënkryetarja e partisë përmend kohën e negociatave për koalicion

20.06.2020 15:54:44

Edhe nga Vetëvendosje kanë reaguar në lidhje me propozimin e shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese në LDK.

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Kollçaku me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Vjosa Osmanin e mbanë mend nga koha e negociatave për arritjen e koalicionit, shkruan lajmi.net.

“Shumë të freskët në mendje e kam momentin, kur më në fund edhe u arrit rezultati pozitiv dhe kur shkrepëm një foto të përbashkët”, ka shkruar ajo.

Madje, sipas saj, nëse parimet bëhen problem me krerët e partisë, ia vlen edhe të sakrifikosh.

Postimi i plotë i Kollçakut:

Nga koha e negociatave për bashkëqeverisje me LDK, si personin më të sinqertë dhe këmbëngulës për arritjen e kësaj bashkëqeverisje, mbaj në mend znj. Vjosa Osmani.
Shumë të freskët në mendje e kam momentin, kur më në fund edhe u arrit rezultati pozitiv dhe kur shkrepëm një foto të përbashkët.
Deri atëherë, Vjosën e kam njohur si kolege deputete, por jo më afër.
Nëse parimet bëhen mollë sherri me krerët e subjektit politik, ia vlen të sakrifikosh!.