VV kërkon debat parlamentar për rastin e Astrit Deharit

15.11.2016 12:51:54

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën përveç caktimit të mbajtjes së seancës së rregullt, do të shqyrtohet edhe kërkesa e Vetëvendosjes për mbajtjen e një debati parlamentar për rastin e Atrit Deharit, që vdiq në burgun e Prizrenit në rrethana ende të pasqaruara komplet.

Në mbledhjen e Kryesisë janë përfaqësuesit edhe të partive opozitare, Glauk Konjufca i VV-së, Pal Lekaj i AAK-së dhe Valdete Bajrami nga Nisma.