VV kërkon seancë të jashtëzakonshme për rezultatet e PISA-s

07.12.2016 13:41:26

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një konferencë për media dedikuar rezultateve të vlerësimit ndërkombëtar të arsimit, PISA.

Mytaher Haskuka tha se bazuar në të gjeturat e PISA-s, i bie që nxënësit e Kosovës nga aspekti i dijes, janë 4 vite mbrapa krahasuar me nxënësit e shteteve të tjera, ndërsa 6 vjet qëndrojnë mbrapa Singaporit.

Ai tha se për këtë çështje do të ketë një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, deputeti i VV-së, ka theksuar se në krahasim me komuna tjera, komuna e Prishtinës ka cilësi më të mira në sektorin e arsimit.