VV nuk e fiton asnjë komunë, shkon në balotazh në shtatë komuna

23.10.2017 12:08:25

Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar të fitojë pa balotazh në njërën prej 38 komunave të Kosovës, derisa ka shkuar në balotazh në shtatë komuna.

Lëvizja Vetëvendosje rezultatin më të mirë e ka arritur në Komunën e Prishtinës me Shpend Ahmetin.

Në kryeqytet, VV-ja ka fituar 44 për qind të votave, sipas numërimit të votave nga orgnaizata Demokracia në Veprim.

Ndërkaq, sipas Insajderit, Vetëvendosje do të shkojë në balotazh edhe në gjashtë komuna të tjera.

Gjilani, Kaçaniku, Kamenica, Podujeva, Prizreni dhe Vushtrria janë gjashtë komunat e tjera përpos Prishtinës, ku Lëvizja Vetëvendosje pritet të shkojë në balotazh.

Shtatë komunat ku VV-ja do të shkojë në balotazh:

Gjilan – LDK (Lutfi Haziri) 43% dhe VV (Sami Kurteshi) 27.39%

Kaçanik – PDK (Besim Ilazi) 38.48% dhe VV (Basri Kodra) 20.9%

Kamenicë – VV (Qendron Kastrati) 34.23% dhe LDK (Shaip Surdulli) 29%

Podujevë – LDK (Agim Veliu) 49.19% dhe VV (Ajet Potera) 29.76%

Prishtinë – VV (Shpend Ahmeti) 44.27% dhe LDK (Arban Abrashi) 35.7%

Prizreni – PDK (Shaqir Totaj) 29.49% dhe VV (Mytaher Haskuka) 22.53%

Vushtrri – PDK (Ferit Idrizi) 32.14% dhe VV (Besim Muzaqi) 27.7%