VV s’e voton Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit (Video)

10.07.2017 18:44:21

Lëvizja Vetëvendosje nuk e do Kadri Veselin në krye të Kuvendit edhe për një mandat.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, “është njeriu më i papërshtatshëm dhe jo adekuat për të qenë në krye të institucionit më të lartë përfaqësues”.

“Sjellja e tij vulgare në raport me deputeten Albulena Haxhiu, pastaj deklaratat dhe paralajmërimet për vetëvrasje, pastaj futja e Policisë në Kuvend për të ushtruar dhunë ndaj deputetëve të opozitës, e bëjnë personin më joadekuat, më të papranueshëm dhe më të papërshtatshëm për këtë pozitë. Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që nuk do ta votojë, por do të jemi kundër vazhdimit të mandatit të tij, ose rizgjedhjes së tij në pozitën e kryetarit të Parlamentit”, ka thënë ajo.

Ish-deputetja e AAK-së, ka folur edhe për ish-shefin e saj Ramush Haradinaj, për të cilin ka thënë se Vetëvendosje do të takohet me të vetëm nëse braktis PDK-në.

“Me PDK-në asnjëherë nuk do të hyjnë në qeveri”, ka thënë ajo. “PAN-i është koncept i klanit Pronto dhe Lëvizja Vetëvendosje”.