VV-Therandë: Gjendja e rrugës në Nishor, “leckë e shqyer”

15.10.2016 15:01:21

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Therandë, ka reaguar për rrugën e cila është shtruar qysh në qeverisjen e mëparshme dhe është rregulluar edhe nga qeverisja e tanishme në fshatin Nishor.

VV e quan “leckë të shqyer”,  gjendjen e rrugës.

Sipas kësaj lëvizjeje, gjatë zgjedhjeve të kaluara në kohë fushate elektorale, për qëllime votash, e jo për qëllim shërbimesh cilësore,rruga e cila të dërgon në fshatin Nishor u asfaltua një kohë të shkurtër “pa bërë asnjë studim dhe pa bërë asnjë plan detajues.” /Lajmi.net

 

14708158_532193600308401_4563836536422334206_n14731199_532193473641747_8504178670395201536_n14691134_532193576975070_4896018122227085039_n