VV thërret në interpelancë kryeministrin Haradinaj për rritjen e pagave

25.01.2018 17:00:34

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për interpelancë të kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me çështjen e rritjes së pagave.

Përmes një njoftimi për media thuhet se VV nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dhe deputetëve nënshkrues dorëzoi sot kërkesën për Interpelancë për Kryeministrin Haradinaj, lidhur me vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë, pagën minimale dhe pagesat e skemës sociale.

Njoftimi i plotë:

Dorëzohet kërkesa për interpelancë lidhur me rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë, pagën minimale dhe pagesat e skemave sociale

Lëvizja VETËVENDOSJE! nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dhe deputetëve nënshkrues dorëzoi sot kërkesën për Interpelancë për Kryeministrin Haradinaj, lidhur me vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë, pagën minimale dhe pagesat e skemës sociale.

Presim nga Kryesia e Kuvendit që sa më parë dhe me prioritet të lartë ta caktojë në rendin e ditës këtë kërkesë tonën për shkak të rëndësi së madhe të kësaj teme dhe shqetësimit po ashtu të madh nga qytetarët e të gjitha grupimeve shoqërore.

Grupi ynë do ta dërgojë po ashtu në Gjykatë Kushtetuese vendimin joligjor dhe të padrejtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e pagave të zyrtarë të lartë politikë.