Wenger me deklaratë të papritur pas humbjes ndaj Tottenhamit

10.02.2018 18:36:04

“Jemi shumë të zhgënjyer. Pas golit kemi vuajtur, në pjesën e parë kemi merituar të kalojmë në epërsi pas kundërsulmeve”.

Arsene Wenger është shprehur shumë i zhgënjyer me humbjen ndaj Tottenhamit.

Ai tha që Arsenali vuajti në mesfushë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Pas golit kemi vuajtur, në pjesën e parë kemi merituar të kalojmë në epërsi pas kundërsulmeve. Por, edhe kemi qenë me fat në pjesën e dytë që kemi ruajtur diferencën e tyre prej vetëm një goli”.

“Kemi vuajtur në mesfushë, kemi humbur shumë topa dhe kjo është arsyeja që kemi qenë të dominuar”, ka shtuar francezi.