Wenger: Përballjet direkte vendosin titullin…

04.02.2017 10:34:03

Arsene Wenger tha se sezoni i Arsenal do të vendoset nga paraqitja në ndeshjet e mëdha, si ajo e sotmja kundër Chelsea. Trajneri i londinezëve e pranoi se ndihet i hidhëruar pas humbjes 2-1 kur Watford në shtëpi, e cila i lë nëntë pikë larg kreut të renditjes në Premier League, por mundësia e rikuperimit është e menjëhershme. Wenger do që futbollistët e tij të zvogëlojnë këtë diferencë, duke mposhtur Chelsea në “Stamford Bridge”. Më pas, Arsenal do të luajë kundër Bayern Munich në Champions League, kundër Sutton në Kupën e Anglisë dhe sfidat e rëndësishme përballë Liverpool, Manchester City, Tottenham dhe Manchester në Premier League

“Për sa kohë matematika tregon se mund të dalësh kampion duhet ta provosh të jesh i suksesshëm, – tha Wenger për “Sky Sports”. – Ne e kemi mundur 3-0 Chelsea në ndeshjen e parë dhe duam të tregojmë se nuk ishte një rastësi. Eshtë një mundësi që duhet të shfrytëzojmë. Kjo është një ndeshje e madhe dhe ndeshjet e mëdha, përballjet e drejtpërdrejta, vendosin fatet e sezonit. Fati ynë është i lidhur ngushtë me këto sfida. Nëse i fitojmë këto sfida, atëherë klubi i Arsenal do të mbetet në garë për të fituar gjithçka. Njerëzit që janë të dashuruar me skuadrën tonë kanë të drejtë të na kritikojmë kur humbasim, si ndodhi ndaj Watford, por ne e dimë se do t’i bëjmë të gjithë të lumtur nëse mposhtim Chelsea. Kemi mungesa, sidomos në mesfushë, por e kemi përgatitur mirë këtë ndeshje dhe s’kemi ndërmend të ankohemi.” /telesport.al/