Xhafer Gashi: Beteja e Koshares ishte ferri i ushtrisë serbe

Xhafer Gashi: Beteja e Koshares ishte ferri i ushtrisë serbe

14.11.2020 00:43:43

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, njëherit ish-komandant i UÇK-së, në betejën e Koshares, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga shteti serb, duke u shprehur se Kosharja ishte vendi ku dhanë besën për liri, aty u betuan se “ku u derdh gjaku i dëshmorve, kurrë këmba e ushtrisë serbe nuk do të shkelë“.

Po ashtu, ai ka theksuar se, edhe vetë trupat më elitare që i patë ushtria serbe, e cilësuan këtë betejë si “ ferri i Koshares“,  “edhe sot për Serbinë, le të kujtohet beteja e Koshares…unë jam deshmitarë, këtu ishim dhe gjithmonë këtu do të jemë“- është shprehur Kryetari Gashi.Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Koshare- vendi ku e dhamë besën për liri.

Në Kosharen Legjendare, nën udhëheqjen e Komandantit të Brigadës 138 Agim Ramadani, u betuam se aty ku u derdh gjaku i dëshmorve, kurrë këmba e ushtrisë serbe nuk do të shkelë… u zotuam para atdheut tonë se nëse vetëm një ushtarë mbetet e ka për obligim ta bëjë ushtrinë dhe atë sot e kemi realitet… ata 11 mijë trupat më elitare që i patë ushtria serbe, vetë e thanë “ këtu qenka ferri i Koshares“, edhe sot për Serbinë, le të kujtohet beteja e Koshares…

unë jam deshmitarë, këtu ishim dhe gjithmonë këtu do të jemë…