Xhafer Tahiri me lajm të mirë për pacientët e komunës së Vushtrisë

10.01.2018 12:37:42

Kryetari i Vushtrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se është hequr kufizimi i numrit të pacientëve që kryejnë analiza në QKMF të kësaj komune.

Ky është postimi i plotë i kryetarit, Tahiri:

Pushteti i kaluar kishte vendosur një poltikë diskriminuese ndaj qytetarëve duke kufizuar në 50 numrin e qytetarëve që mund të bënin analizat në laboraorin e QKMF-së në Vushtrri!
Kjo politikë diskriminuese tashmë i takon të kaluarës.
E falënderova stafin mjekësor të QKMF-së për profesionalizmin dhe përkushtimin për shëndetin e qytetarëve. Do ti perkrahim punonjësit shëndetësor por njëkohësisht do të kerkojë disciplinë në punë, respektim të orarit dhe shërbime cilësore!