XHAFERI: DO SHFRYTËZOJ ÇDO MËNYRË KUSHTETUESE PËR LIGJIN E GJUHËVE

23.03.2018 16:06:43

Presidenti Gjorge Ivanov për herë të tretë ka theksuar se nuk do ta dekretojë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kjo, siç thotë ai, për shkak të jo kushtetutshmërisë së ligjit dhe ndërgjegjes personale të tij si kryetar shteti.

Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk jep detaje se si do të veprojë dhe se vallë do të zgjedhë variantin e nënshkrimit të ligjit dhe dërgimin e tij në gazetën zyrtare edhe pa firmën e Presidentit. Ai tha shkurt se formalisht afati i Presidentit ka skaduar dhe se që sot gjithçka varet nga kompetencat e tij si kryetar ligjvënësi.

Unë do të shkoj me të gjitha variantet që mundësojnë funksionim të plotë të institucionit Kuvend, sepse rendi Kushtetues garanton rend shtetëror me demokraci Parlamentare dhe kompetenca të plota Parlamentare – deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Xhaferi në Kanal 5 foli edhe për dërgimin e ligjit në Komisionin e Venecias, për të cilin kujtoi se është organ këshillues pran Këshillit të Evropës dhe se jo me doemos konstatimet e tyre duhet merren si detyrime. Derisa çështja e Ligjit të gjuhëve mbetet status quo, opozita kërcënohet me padi ndaj kreut të Kuvendi. Ky i fundit rekomandon që për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së ligjit kompetencat i takojnë Gjykatës Kushtetuese dhe se secili që ka dyshime mund të ngrejë iniciative deri tek organi i autorizuar për mbrojtjen e Kushtetutës. Ligji për përdorimin e gjuhëve fillimisht u votua më 11 janar. 6 ditë më pas, Ivanov njoftoi mos dekretimin. Mbi konstatimet e tij, VMRO-DPMNE-ja parashtroi mbi 35 mijë amendamente por asnjëri prej tyre nuk u shqyrtua në Kuvend. Më 14 mars, ligji u votua për herë të dytë me 64 vota “për” dhe 24 me badenter.