Xhavit Haliti ka thënë se debati i deritashëm është i paargumentuar.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka edhe prioritete tjera, por çështja e Demarkacionit, sipas tij, është problem dhe detyrimisht Kuvendi po merret me këtë çështje.
“Çështja e Demarkacionit është një problem më të cilin detyrimisht po merremi dhe duhet të merremi. Por, shpresoj se do të gjendet një konsensus i përbashkët për të vendosur”.
“Niveli i debatit për këtë çështje është ende i paargumentuar sa duhet dhe i ka nxitur elementet, do të thosha, kundërshtarët e koalicionit qeverisës dhe i kanë nxitur disa elemente të cilët janë të pakënaqur me gjendjen e kufirit”, ka thënë Haliti.






































