Xhavit Haliti i akuzon mediat se “po rrejnë”, e nuk e ka sulmuar Arben Gashin

18.05.2018 19:52:00

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se nuk ka pasur asnjë përplasje me deputetin e LDK-së, Arben Gashi.

Haliti në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se vetëm ka “rrëshqitur”. Madje ka akuzuar mediat se po rrejnë.

“Kurgjo vallahin, asnjë përplasje s’kemi pas. Po rreni ju kapak. Jo vallahin veç kam rrëshqit. As s’kemi kurgjo, dje kemi debatu. Kam rrëshqit edhe e kam prek pak”, ka thënë Haliti.

Mirëpo, ajo që shihet në video tregon qëllimin që Haliti kishte ta godiste Arben Gashin.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Haliti dhe Gashi patën një debat të ashpër mes vete.

Ata madje edhe ofenduan e shanë njëri-tjetrin.