Xhavit Haliti: Me 3 gusht Kuvendi i Kosovës do të behet ...

Xhavit Haliti: Me 3 gusht Kuvendi i Kosovës do të behet me kryetar

25.07.2017 18:02:30

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti njëherësh nënkryetari Kuvendit të Kosovës, në RTK ka folur për procedurën se si do të shkojë seanca e parë e legjislaturës së re që do të mbahet më 3 gusht.

“Me 3 gusht bëhet verifikimi i mandateve nga komisioni. Do të bëhet betimi i deputetëve. Do të shkohet nëse ka deputetë nuk janë në sallë. Do të votohet për kryetar të Parlamentit, nënkryetarët”, tha ai sot në emisionin IMAZh në RTK.

Ai ka folur edhe për qëndrimet e VV. Sipas tij qëndrimet e tyre dihet. ‘Nëse PAN kandidon kryetarin e PDK-së, është e drejt e tyre. Duhet të jenë votat. Unë besoj se pa marrë parasysh se do ta votojë VV, kryetari do të marrë besimin në votimin e parë”, tha ai.

Sipas tij nuk do të ketë krizë, pasi që ajo do të zgjatet. Ai ka folur edhe për ulëset që janë të caktuara për deputetët. ‘Mua me pëlqen modeli gjerman”, tha ai sot në emisionin IMAZh në RTK. Sipas tij tek ne është e trashëguara nga odatë se cili është ulet më përpara është me më rëndësi.