Xhavit Haliti: Qeveria e Kosovës mund ti parandalonte Vrasjet e Kumanovës

26.07.2016 20:35:44

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka bërë një sërë kritikash për përgjegjësit e rendit e të sigurisë në Kosovë.

Haliti ka kërkuar nga të gjitha organet e sigurisë, përfshirë edhe shërbimet sekrete që të jenë sy hapur për të ditur se çfarë po ndodhë në vend, e sidomos me pjesën veriore.

Haliti në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka akuzuar edhe ministrin e Punëve të brendshme të Kosovës, Skender Hysenin, se po i injoron në komisionin për siguri, lidhur me sqarimin e gjërave për rastin e Kumanovës, për të cilin nënkryetari thotë se këtë kanë mundur ta parandalojnë institucionet e sigurisë të Kosovës dhe Maqedonisë.

Madje, ai për këtë rast thotë se emrat i kanë pasur në tavolinë funksionarët e lartë të dyja vendeve, duke përfshirë edhe Qeverinë e Kosovës.