Xhejmali Berisha sot dekorohet me titullin “Heroi i Kosovës”

06.04.2019 11:13:05

Nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, për nder të 30 vjetorit jubilar të rënies në altarin e lirisë, të Dëshmorit të Kombit, Prof. Xhemajli Berisha, sot organizohet akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren.

Gjithashtu gjatë kësaj Akademie, Presidenti i Republikës së Kosovës do ta dekorojë Dëshmorin me titullin “Hero i Kosovës”.