Xherdan Shaqiri humb ndeshjet me Gjeorgjinë dhe Danimarkën

19.03.2019 13:05:46

Xherdan Shaqiri largohet për arsye shëndetësore nga grumbullimi i Zvicrës në prag të dy ndeshjeve eliminatore të Euro 2020 me Gjeorgjinë dhe Danimarkën. Sipas Federatës Zvicërane të Futbollit, mesfushori shqiptar ka një inflamacion në ije dhe nuk mund të japë kontribut në dy takimet e marsit.

Vendimi për lënien jashtë të Shaqirit u mor pas ekzaminimit mjekësor në një spital të Zyrihut, të cilin Shaqiri e përfundoi të hënën. Në njoftimin përkatës shkruhet:

“Ekipi kombëtar A duhet të heqë dorë nga shërbimet e Xherdan Shaqirit në ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës. Lojtari i Liverpoolit vuan nga një inflamacion në ije. Shaqiri është larguar nga stërvitja e sotme. Zëvendësuesi i tij do të bëhet i ditur këtë të hënë hënën. Shërim të shpejtë, Shaq!”