Ylber Çitaku zbulon plot gënjeshtra të Shpend Ahmetit

04.10.2017 12:17:58

Mbrëmë në emisionin Rubikon të KTV Shpend Ahmeti gënjeu hapur jo vetëm Adriatik Kelmendin por gjith audiencën. Kështu mendon Ylber Çitaku kandidat i PDK’së për asambleist në Kuvendin Komunal të Prishtinës në zgjedhjet lokale më 22 tetor 2017.

Mbrëmë në emisionin Rubikon të KTV Shpend Ahmeti gënjeu hapur jo vetëm Adriatik Kelmendin por gjith audiencën. Kështu mendon Ylber Çitaku kandidat i PDK’së për asambleist në Kuvendin Komunal të Prishtinës në zgjedhjet lokale më 22 tetor 2017.

Përmes një statusi të gjatë ai ka sqaruar të gjitha gënjeshtrat që sipas tij thotë Shpend Ahmeti:

– Në vitin 2015 Shpend Ahmeti proklamoi rrejshëm shitjen e biletës digjitale (në vijim po i prezentoj vetem disa linqe si dëshmi e mashtrimit nga ana e Shpend Ahmeit)

http://archive.koha.net/?id=8&l=74685

https://telegrafi.com/digjitalizohen-biletat-ne-stacion-te…/

https://kk.rks-gov.net/…/Ahmeti–Digjitalizimi-i-sherbimeve…

– Shpend Ahmeti bashkë me partinë VV kan organizuar bojkotin, bllokimin dhe saboimin e NPL ’’Stacioni i Autobusëve’’ Sh.A. Prishtinë

(Po i prezentoj vetem dy foto te dhjetra emailave ku Menaxhmenti i NPL ’’Stacioni i Autobusëve’’ Sh.A. Prishtinë për dy vite rrjesht i kërkon Kryetarit Ahmeti dhe zyreve përkatëse bashkëpunim, Shpendi dhe Drejtorët e ti as që morën mundin të paktën një her të përgjigjen në këto emaila e kërkesa), por kjo nuk e pengoj që:

– Shpend Ahmeti dhe partia VV të tentojn që të shfrytëzojnë hapësirat e NPL ’’Stacioni i Autobusëve’’ Sh.A. Prishtinë për të inskenuar një eksod në fillim të Shtatorit 2017; aktivistat e VV të nxitur nga vet Shpendi u dekonsipruan katërciprisht (qytetarët kan parë prononcimet e mija se nuk ka ikje nga vendi dhe se gjithçka është e orkestruar)

– Më 18 Shtator kur Menaxhmenti i NPL ’’Stacioni i Autobusëve’’ Sh.A. Prishtinëe përfundoi projektin ‘’Rrethoja me Tripod’’,projekt ky që nënkuptonte edhe shitjen e biletës digjitale, Shpendi me partinë VV të njëjtën ditë arriti të organizoj skena bllokuese e refuzuese të biletave digjitale, vetëm e vetëm që të mos del në shesh mashtrimi i tij i vitit 2015 për shitjen digjitale të biletave!

(në vijim po i prezentoj vetem disa linqe si dëshmi se Shpend Ahmeti organizioj bojkotin, bllokimin dhe sabotimin)

http://www.gazetaexpress.com/…/vendimi-absurd-i-stacionit-…/

http://gazetatribuna.com/…/proteste-kundershtohen-biletat-…/

http://indeksonline.net/…/udhetaret-paqartesisht-zhvaten-m…/

Mbrëmë Shpendi më akuzoi për 0,10cent! Le të ju tregoj Shpendi qytatarëve se si ka mundësi të kalohet përmes Tripodëve në platformë – perona, pa një biletë me barkod!

Shpendi në këtë rast e ka të vështirë të pranoj publikisht se në vitin 2015 kur proklamoj biletën digjitale o mashtroj vet e me vetëdije o ishte mashtruar nga ish nënkryetari i komunës z.Dardan Sejdiu dhe nga nënkryatari i tanishëm Myhedin Nushi i cili në at kohë ishte aksionarë sikurse edhe Menaxhmenti i asaj kohe i instaluar nga partia VV në NPL ’’Stacioni i Autobusëve’’ Sh.A. Prishtinë.

I nderuari z.Shpend Ahmeti, ju si Kryetar i Komunës së Prishtinës keni përgjegjësi për qytetarët dhe asetet e Komunës së Prishtinës, rrjedhimisht edhe për NPL ’’Stacioni i Autobusëve’’ Sh.A. Prishtinë!

Nëse është kështu, si ka mundësi që as edhe një herë nuk i jeni përgjigjur dhjetra email-ave të Menaxhmentit të Ndërmarrjes, si ka mundësi që të vendosni me mijëra e mijëra kunja në gjith qytetin por këtë nuk e bëni në trotuaret rreth Stacionit të Autobusëve edhe përkundër kërkesave të Menaxhmentit dhe operatorëve transportues legal të udhëtarëve, si ka mundësi që me kaq këmbngulje i mbështetni taxit dhe kombi’busët ilegal, madje-madje ju iu keni krijuar dy “oaza” (shih Fotot) në afërsi të Stacionit të Autobusëve vetëm e vetëm që të dëmtoni Ndërmarrjen dhe Operatorët Transportues legal të udhëtarëve!

Shpend, se jeni dekonspiru katërciprisht që keni interes për dëmtimin e Ndërmarrjes, po ua rikujtoj edhe me elementin në vijim:

– A jeni ju që e keni negociuar një pjesë të hapësirave të Stacionit të Autobusëve me Devollët, nëse po, dobsimi i kësaj Ndërmarrje deri në falimentim a ju lehtëson rrugën për të finalizuar projektin tuaj me Devollët!?

Shpend, unë jam sot KE i NPL ’’Stacioni i Autobusëve’’ Sh.A. Prishtinë, nesër nuk do të jem më!

Shpend, ju jeni sot Kryetar i Prishtinës, nesër nuk do të jeni më!

Shpend, ky shkrim sikur edhe deklarata juaj në Rubikon mbeten, a duhet të na vret ndërgjegj’ja për deklarime të pavërteta!

Shpend edhe pse kemi pengesa e sabotime nga ju personalisht dhe ekzekutivi i tanishëm i Komunës së Prishtinës, Menaxhmenti dhe i gjith stafi i Ndërmarrjes po angazhohemi shumë që përpjekjet tua djallzore për të falimentuar NPL ’’Stacioni i Autobusëve’’ Sh.A. Prishtinë të dështojnë!

Gjithsesi mirë kishte me qenë të deklaroheni për çështjet në vazhdim:

– A jeni për apo kundër biletës digjitale; nëse deklaroheni seje kundër biletës digjitale, unë si KE publikisht po deklarohem se në mënyrë imediate do ta implementoj vendimin tuaj (qytetarët duhet ta dijnë se Shpend Ahmeti përmes njerzve të tij ka insistuar që ky shërbim të jetë 0,50cent, ndërsa unë bashkë me menaxhmentin kemi propozuar 0,1cent, vetëm e vetëm që të mos bëhet barrë për qytetarin)

– A jeni pro operatorëve transportues legal apo atyre ilegal;

– A jeni për një afarizëm pozitiv dhe stabilitet financiarë të NPL ’’Stacioni i Autobusëve’’ Sh.A. Prishtinë apo për falimentimin e saj (qytetarët janë të vetëdijshëm se në rast të falimentimit të kësaj Ndërmarrje, fitoni ju dhe Devollët, por Komuna humbë një Ndërmarrje, kurse me qindra familje mbeten pa të ardhurat e tyre të vetme);

– A jeni për një hetim të pavarur për vitet 2014 dhe 2015, vite këto kur njerzit tuaj ishin Aksionarë, Drjetor Bordi e në Ekzekutiv!