Ymeri reagon pasi LVV-ja kërkoi ndihmën e PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

23.06.2020 14:56:19

Ish-Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri ka reaguar pas seancën së sotme të Kuvendit, ku Vetëvendosja kërkoi nënshkrimet nga PDK-ja për të paraqitur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Ymeri ka ironizuar duke thënë se LVV-ja po ua kërkon nënshkrimet për mocion mosbesimi PDK-së por që kjo nuk është kërkesë për bashkëpunim.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! po kërkon nga PDK që bashkë ta paraqesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti. Por kjo nuk qenka kërkesë për bashkëpunim! Atëherë çka është? Pas diskutimit për kuptimin e fjalës Koti, mbase Kuvendi do të duhej ta trajtonte edhe fjalën Bashkëpunim”, ka shkruar Ymeri në Twitter.